Paul Pogba e ka deklaruar vazhdimisht se ëndrra e tij është që një ditë ta fitojë “Topin e Artë”. Megjithatë, për trajnerin e tij te kombëtarja e Francës, Didier Deschamps, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

 “Pogba është mesfushor, ndërsa ‘Topi i Artë’ u jepet sulmuesve ose numrave 10, me përjashtime të rralla. Këta janë lojtarë që shënojnë një mal me gola, kurse Pogba e bën ndonjë, por jo dy-tre për ndeshje. Nuk është kjo detyra e tij”, u shpreh strategu francez për “RMC”.

Në fakt, ky mendim është i njëjtë me atë të shprehur disa muaj më parë nga trajneri tjetër i mesfushorit, Jose Mourinho: “Kur flitet për lojtarët më të mirë në botë, mendja shkon menjëherë tek ata që shënojnë shumë. Në vitin 2006 Cannavaro triumfoi vetëm se ishte kapiten i Italisë kampione bote dhe se nuk kishte fenomenë si sot. Maldini nuk e ka fituar, as Zannetti”.

“Pogba, – theksonte Murinho, – nuk mund të shënojë kurrë aq sa Ronaldo e Messi. Nuk mund të arrijë as çerekun e tyre. Po flasim për një ndër mesfushorët më të mirë në botë, por në një sezon të vetëm vështirë të arrijë kuotën e 20 golave”.

Artikulli paraprakE përfundoi karrierën me 27 vjet!
Artikulli tjetërWall numëroi deri në 52, por kot! Spurs vazhdojnë shkëlqimin