Paul Pogba ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar të Manchester United pas humbjes të pësuar nga “Djajtë e Kuq” në derbin e Manchesterit, por francezi, i cili ka refuzuar të flas me mediat në përfundim të ndeshjes, ka bërë të ditur se ekipi i Mourinho-s do të kthehet më i fortë se më parë.

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka shkruar se: “Sezoni sapo ka filluar, në nuk humbim, ne mësojmë. Qëndrojmë të bashkuar (United we stand)”, është shprehur Pogba për mediat britanike.

Artikulli paraprak“Shpërthen” Balotelli, dy gola në debutim te Nice [VIDEO]
Artikulli tjetërHart gaboi rënd në debutim, por Mihajlovic..?