Dy top-blerjet më të reja të Manchester United kaluan disa kohë së bashku pas “Euro 2016” në SHBA dhe francezi nuk publikoi ndonjë foto për këtë në Twitter. Por, tashmë, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba janë duke u marrë me njëri-tjetrin në fushën e blertë, por edhe larg saj, në kohën e lirë, sikurse duket në foton e postuar në Twitter nga “mister 120 milionëshi”.

Mesfushori i Manchester United, i cili aktualisht mban rekordin e transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, ka ndarë një foto me Zlatan Ibrahimovic, duke shkruar nofkën “Ibra” pas takimit të tyre: “THOR! Throwback to Los Angeles with Thooor”. A do të jetë kjo një shenjë e mirë e gjërave, që do të vijnë për “djajtë e kuq”?

Artikulli paraprakZyrtare: Nga Barcelona në Liverpool
Artikulli tjetërFat i keq për Ansaldi, shtyhet prezantimi për shkak të…