Manchester United  konfirmon momentin pozitiv që po kalon duke triumfuar në uehëtim ndaj Fulham, dhe pas 19 raundesh kryeson renditjen me 40 pikë.

Një sukses me përmbysje me rezultat 1-2 ai i skuadrës së Solskjaer që e pa veten shumë shpejt në disvantazh me Lookman që pas 5 minutash kaloi Fulham në epërsi. Por, Edinson Cavani i aktivizuar titullar nga trajneri norvegjez shënoi në minutën e 21-të duke barazuar shifrat dhe duke rikthyer qetësinë në radhët e United. Për të nderuar “Djajtë e Kuq” mendoi Paul Pogba që në minutën e 65-të me një goditje nga distanca, i dha tre pikë të arta United-it që mori edhe njëhere tjetër kreun e renditjes me 2 pikë më shumë se Manchester City dhe Leicester, por duhet theksuar që skuadra e Guardiolas ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Artikulli paraprakJuventusi fiton për herë të 9-të Superkupën e Italisë, Insigne “tradhëton” Napolin!
Artikulli tjetër“Marre”! Reali eliminohet përballë skuadrës të kategorisë së tretë