Manchester United mori dy penallti në katër minuta kundër Fenerbahçe, por goditësi i tyre i rregullt, Wayne, Rooney, ishte askund për t’u parë. Duket se Paul Pogba po kthehet në një problem serioz te “Djajtë e Kuq”. Ai ka pasur një përplasje me kapitenin, se cili prej tyre do ta gjuante penalltinë. Mediat angleze raportojnë se Pogba, madje, e ka goditur në këmbë Rooney, ndërsa ky i fundit i ka hapur rrugë francezit, që të mos agravohej situata. Fotot, që u botuan më vonë, tregojnë Pogba, që ia merr topin Rooney dhe godet nga pika e bardhë. Në një situatë si kjo, – nënvizon “The Sun”, – ju do të mendoni se kapiteni duhet të jetë ai, që të vendosë se kush e gjuan penalltinë.
Por Rooney, i cili e ka goditur rrjetën vetëm një herë në këtë sezon, në mënyrë të qartë ka pasur dyshimet e tij në lidhje me përforcimin rekord botëror. Pas ndeshjes, Pogba pranoi se i kishte thënë Rooney të hiqej mënjanë dhe penalltinë ta gjuante vetë. Ai tha: “I thashë Rooney se unë insistova për ta fituar penalltinë dhe ai duhej të më lejonte ta godisja topin nga pika e bardhë. Jam shumë i lumtur që shënova nga kjo penallti dhe falënderoj një lojtar si Wayne Rooney, i cili më lejoi ta godas topin. Unë kam një respekt të madh për kapitenin dhe jam shumë i lumtur për këtë.”