Në javën e dytë të Premier League, Chelsea pësoi humbjen e parë të sezonit teksa u mposht në transfertë nga West Ham me shifrat 3-1. “Blutë e Londrës” nuk arritën të shfrytëzonin as avantazhin numerik duke qenë se “Çekanët” mbetën me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Aguerd në minutën e 67-të.

Në atë moment, rezultati ishte 2-1 për vendasit, por Chelsea pësoi edhe një tjetër gol në fund. Pas sfidës, trajneri Mauricio Pochetino theksoi se këto ndeshje janë të vështira për t’u shpjeguar pasi sipas tij, Chelsea ishte skuadra më e mirë në fushë, por sërish nuk ishte mjaftueshëm për të fituar.

“Ky është futbolli dhe ne duhet të gjejmë balancat e duhura në fushë. Ishin disa momente që nuk i menaxhuam mirë dhe pësuam, aq sa krijuam në pjesën e parë duhej të na kishte mjaftuar për të fituar ndeshjen. Më pas në të dytën, pësuam nga disa aksione të zioluara të kundërshtarëve. Është e vështirë të shpjegosh një humbje të tillë. Ishim skuadra më e mirë në fushë, por sërish humbëm.

Ndikoi edhe penalltia e humbur nga Enzo, e vuajtëm psikologjikisht. Duhet të jemi më të fortë në të tilla situata. Ka zhgënjim, por ky është vetëm fillimi, duhet t’i besojmë procesit. Do të jemi më të fortë, kjo është e sigurt”, u shpreh Pochetino.

/Supersport.al

Artikulli paraprakNjë italian i bashkohet yjeve tjerë në Arabi
Artikulli tjetërMesfushori spanjoll refuzon Man.City