Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, argjentinasi Mauricio Pochettino, është pozitiv me Covid-19.
Klubi francez njoftoi lajmin, në prag të ndeshjes ndaj Angers në kuadër të xhiros së 20-të në Ligue 1, përcjell Korneri.net
Trajneri, i cili arriti në në fillim të janarit në Paris, do të respektojë izolimin dhe bashkëpunëtorët e tij Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino do të drejtojnë ekipin në ndeshjet e radhës, specifikoi PSG. /Korneri.net