Shorti i Ligës së Kampioneve ka qenë i pamëshirshëm me PSG-në, pasi skuadra e re e Lionel Messit, do të përballet në grup me Manchester City e Leipzig, dy kundërshtarë aspak të lehtë, dhe Brugge. Por trajneri Maurizio Pochetino, është optimist rreth rrugëtimit të ekipit të tij në Grupin A.

“Jam shumë i lumtur”, tha ai në kanalin e klubit në Twitch. “Kur luan në këtë turne, të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Duhet të respektojmë të gjithë kundërshtarët. Gjëja më e rëndësishme është të jemi gati kur do të nisë faza në grupe e Ligës së Kampioneve.

Është gjithmonë diçka speciale të përballesh me Manchester Cityn, është një prej skuadrave më të mira në Evropë dhe prej vitesh mundohet të fitojë Ligën e Kampioneve. Duhet të fitojmë, do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë e rëndësishme të fitojmë të gjithë ndeshjet, të mbyllim grupin në vendin e parë. Ky do të jetë objektivi ynë. Tani le t’ia lëmë fjalën fushës së lojës”, tha trajneri argjentinas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here