Mauricio Pochettino së fundmi mori PSG-në dhe tani është duke kërkuar përforcime të mundshme që ai mund t’i sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Daily Star shkruan se argjentinasi dëshiron me çdo kusht të sjellë francezin Paul Pogba në Paris, por në asnjë mënyrë me kushtet që eventualisht United mund të kërkojë për  mesfushorin, përcjell Korneri.net

Pogba nuk është i lumtur te United dhe Premier League, dhe disa herë këtë e ka thënë përmes agjentit të tij Mino Raiola, i cili po punon intenzivisht që t’ia gjejë një klub të ri Pogbas, dhe pas Juventusit, tashmë në garë dhe atë seriozisht ka hyrë edhe PSG. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here