Andre Silva është një nga talentet portugez më premtues në Europë. Por ish-futbolli i Portos i cili iu bashkua Milanit gjatë merkatos së verës, po vuan tek ky ekip.

Asgjë për t’u mbajtur mend nga Andre Silva deri në këtë fazë të kampionatit. Një Milan i cili është duke vuajtur dhe shumë larg objektivave të vendosur në fillimin e sezonit. Ndërsa besimi tek talenti portugez ka filluar të bjerë, ylli i Madridit Cristiano Ronaldo, i ka këshilluar ekipit të nis negociatat me Milanin për shërbimet e Silvës.

Lajmi është bërë i ditur nga “Dario Gol”, ndërsa pritet që Florentino Perez të nis kontaktet e para me drejtuesit e kuqezinjve. Reali është duke kërkuar edhe sulmuesin e Interit, Mauro Ikardin, por Ronaldo është kundër temperamentit të argjentinasit në fushën e lojës.

Artikulli paraprakPartizani nuk di të ndalet, në bisedime me yllin 19-vjeçar nga Kosova
Artikulli tjetërRealit i rrezikohet finalja e Botërorit të Klubeve, nga “pushtuesi” i futbollit