“Stadiumi i Qytetit” në Prishtinë është një tjetër hap larg kompletimit.

Në ‘Twitter’ janë publikuar fotografitë e radhës nga procesi i rinovimit të stadiumt të qytetit, raporton Insporti

Si proces i rinovimit, muajin e kaluar kishte filluar vendosja e ulëseve të para në shkallët e stadiumit.

Kurse, në pamjet e fundit shihet se tashmë ka filluar edhe testimi i dritave jashtë stadiumit.

Kujtojmë se stadiumi i qytetit ka nisur të rinovohet në qershor të vitit 2016, derisa pritet që përfundimisht të jetë i kompletuar në pranverë.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe klubet kosovare që garojnë në garat ndërkombëtare do të mund t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në këtë stadium pas kompletimit.

Artikulli paraprakLigjëratë kundër kurdisjeve për gjyqtarët në seminarin e Ulqinit
Artikulli tjetërKompletohet KF Minatori, i relaksuar pret fillimin e garave [FOTO]