Hakan Calhanoglu nuk ka lënë gjurmë në pjesën e parë të stinorit te Milan.

Mesfushori turk po ka probleme të mëdha të ambijentohet në Serie A, pasi dihet botëroisht se është më i vështiri në Evropë, pasi dallon shumë me atë në Gjermani ku luajti më herët si me ritëm ashtu edhe në filozofi të lojës, shkruan Korneri.net.

Kjo ka bërë q ëish anëtari i Bayer Leverkusen të kontestohet nga rosonerët, por edhe të mendojnë me gjasë ta shesin pasi ka interesim për shërbimet e tij.
Sipas raporteve të fundit nga Turqia, skuadra e famshme Fenerbahce e dëshiron bashkëatdhetarin e vet, por për momentin nuk dihet se nëse Milan është gati ta shet gjatë dimrit, pasi duhet të pyetet edhe trajneri Gennaro Gattuso, i cili varet se a llogaritë apo jo në lojtarin. /Korneri.net

Artikulli paraprakIsa Sadriu tregon kush do të kthehet në Superligë
Artikulli tjetërJu kujtohet Hector Cuper: Liverpool duhet të ketë kujdes gjatë verës sepse…