Kurrë nuk janë përqafuar, dhe kjo nuk është fshehtësi, pasi nga ardhja e Gareth Bale para tri viteve nga Tottenham për 100 milionë euro, Cristiano Ronaldo për të cilin Reali pagoj 94 milionë, e ka larguar nga kreu u lojtarëve më të shtrenjtë.
Prej atëherë gjërat në mes këtyre futbollistëve nuk kanë shkruar mirë (kushtimisht) pasi ka pasur edhe raste që kanë bashkëvepruar me njëri tjetrin, mirëpo marëdhënia e tyre nuk ka qenë e shëndosh as me Rafa Benitez e as me Zinedine Zidane.
Mediat spanjolle shkruajnë që Bale nuk i ka marëdhëniet e mira me kryesinë e klubit që rezultojë edhe pas barazimit (1:1) me Villarreal pasi Florentino Perez ende nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për kontratën e re dhe më të majme financiarisht, kurse Zidane vazhdon ta largoj atë nga loja pas asnjë arsyetim të madh, edhe pse Ronaldo që nuk u vërejtë fare në ndeshjen e fundit, mbeti në lojë.
Në ndeshjen e përmendur Bale në minutën e 70. doli nga loja duke u zëvendësuar me Vazquez, dhe uellsiani mendon se Ronaldo është dashur të largohej nga loja, derisa ky i fundit ishte bërë shumë nërvoz në një moment kur nuk ia pasoj Bale topin për të finalizuar një akcion.
Bale është ende në gjysmën e kontratës 6-vjeçare me Realin, ndërsa agjenti i tij Jonathan Barnett, me muajë të tërë është në bisedime me Manchester United, dhe nuk është fshehtësi që Mourinho e pret me duar të hapura uellsianin për afatin e ardhshëm veror.