Pas barazimit 0-0 ndaj AEK-ut të Athinës, Vincenzo Montella vazhdon ta shohë gotën gjysmë bosh. Strategu italian ka dhënë një deklaratë të çuditshme për mediat italiane.
“Nuk ishte një ndeshje e dobët, në pjesën e dytë kemi luajtur mirë, jemi këtu për t’u përmirësuar. Nuk ishte e thjeshtë për të luajtur në Athinë, kam parë gjëra pozitive. Ishim pranë fitores dhe krijuam më shumë mundësi se kundërshtarët”, tha italiani.
Tekniku italian nuk la pa komentuar as të ardhmen e tij, pasi ai rrezikon gjithmonë e më shumë që të shkarkohet nga drejtimi i kuqezinjve.
“Ka disa kohë që po marr pjesë i gjallë në funeralin, ky është një avantazh. Drejtuesit më mbështesin, pastaj nuk e di se çfarë do të ndodhë”, theksoi Montella.

Artikulli paraprakZYRTARE: STADIUMI NACIONAL DO TË NDËRTOHET NË KËTË QYTET
Artikulli tjetër“Ylli” i Dortmund tërhiqet nga kombëtarja e Turqisë para miqësores ndaj Shqipërisë