Gonzalo Higuain, është tema kryesore edhe gjatë të mërkurës.

Për shkak të një problem me dorë, supersulmuesi argjentinas rrezikon paraqitjen për ndeshjen për shumëkë vendimtare në garë për titull të kampionit në Serie A, në derbin më të madh në Evropë për këtë edicion nga top-5 kampionatet më forta në Kontinentin e vjetër, Napoli-Juventus, që në program është të premtën mbrëma, shkruan Korneri.net.

Higuain është rikthyer në stërvitje së bashku me pjesës tjetër të skuadrës dhe me shumë gjasë do të ftohet edhe për ndeshje, edhe pse ende nuk dihet se a mund të startoj apo jo.
Gjithsesi, Higuain po i përshëndet tifozët e Napolit, pasi është optimist i madh se do të jenë në fushën e lojës, por nga ana tjetër ai nuk do të mirë se ardhje në San Paolon që do të jetë i stërmbushur. /Korneri.net

Artikulli paraprakTjetër ndërhyrje kirurgjikale për Ibrahimovic
Artikulli tjetërPërforcimi i madh për KB Rahovecin