Ishte më i miri në zanatin e tij, tash mund të jetë në një rol tjetër.

Ju kujtohet gjyqtari më i madh në histori të futbollit, italiani Pierluigi Collina. Atij po i ofrohet posti i kryetarit të Federatës së Italisë të Futbollit (FIGC), për ta zëvendësuar kryetarin aktual Carlo Tavechio, i cili ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë së dështimit të Italisë për moskualifikim në Kampionatin e ardhshëm botëror Rusi 2018 shkruan Korneri.net.

Duhet theksuar se Collina është një emër i madh që po u pëlqen githë italianëve dhe shumë shpejt pritet një përgjigje nga ai vet dhe zyrtarëve tjerë të federatës, pasi edhe politika ka hyrë në këtë çështje sepse askush nuk po e dëshiron këtë menaxment aktual në krye të (FIGC), pasi në krye të saj apo menjëherë pas Collinas shihet edhe ish legjenda e Milanos, Paolo Maldini, ndërsa përzgjedhës Carlo Ancelotti. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjyqtarët e xhiros së 15-të, në Ligën e parë
Artikulli tjetërSa e dhimbshme: Jashtë borërori Rusia 2018 ka mbetur formacioni me vlerë 543 mln euro