Vendosja e bombës në autobusin e Borussia Dortmund, e kishte shtyrë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Dortmund-Monaco që do të luhet sot në 18.45.
Solidariteti i bërë në mes tifozëve të të dyja skuadrave rivale është treguesi më i mirë sesi duhet të anohet dhe adhurohet klubi i zemrës.
Pse futbolli dhe sporti në përgjithësi luhet për ta, tregojnë fotot e tifozëve të Dortmundit dhe Monacos të cilët e kaluan natën së bashku.

“Futbolli nuk është vetëm sport, është jetë”, kanë komentuar tifozët.
Vendasit, këtë rast shumë tifozë të Dortmundit i kanë ftuar ata në Monacos që natën ta kalojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Është rast shumë i mirë t’iu bëhet me dije tifozëve tanë sesi kultura sportive dhe animi sportive është mbi të gjitha e jo huliganizmi që ka mbetur tek shtetet e mbrapambetura.

Artikulli paraprakJuventusi i frikshëm në statistika: Kështu shkohet në finale
Artikulli tjetërInzaghi tregon kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve