Ditëve të fundit u bisedua shumë se lojtarët e vjetër (startuesit), që u larguan me të drejtë nga Besa shkaku i mospërbushjes së obligimeve ndaj tyre nga kryesia e klubit, se në ndeshjen e radhës kundër Vëllaznimit do të rikthehen vetëm për të shënuar fitore, kjo nuk do të ndodh pasi ky muhabet paska qenë thjeshtë spekulim, mëson Korneri.net.

Redaksia jonë bisedoi me disa lojtarë emrin e të cilëve nuk po e pubikojmë për shumë arsye, dhe nga ata mësuam shumë gjëra interesante që kanë të bëjnë me Besën e Pejës, telashet e shumta si dhe përgjigjen e saktë të spekulimit të fundit.

“Jemi munduar disa herë të bisedojmë dhe të takohemi me kryesinë e klubit, por asnjëherë nuk kemi marr përgjigje edhe pse shkrimet tona në “sms” e sidomos në Viber janë parë, por pa ndonjë mesazh kthyes. Kemi qenë ndoshta të gatshëm të luajmë pavarësisht se ishim të sigurtë që nuk do të paguhemi, mirëpo së paku është dashur të na takojnë dhe të jenë “burra” ta pranojnë se nuk kanë para që të na paguajnë obligimet dhe njëkohësisht të gjejmë një gjuhë të përbashkët që të kthehemi në fushën e blertë. Edhe për në nuk është e lehtë që të luajmë pa para, por për hirë të qytetit do të sakrifikonim edhe vetën vetëm që t’i gëzojmë e jo zhgënjyer adhuruesit e futbollit në Pejë. Për ndeshjen kundër Vëllaznimit askush nuk ka thënë se do të luajmë andaj ky lajm nuk është i vërtetë, dhe vëtëm nëse ndodh “mrekullia” ditëve të ardhshme mund të ndryshoj” rrethanat e krijuara, kanë thënë lojtarët për Korneri.net.

Krejt në fund një përgjigje të njëjtë e thanë: “Nëse kryesia aktuale largohet dhe vjen kryetar klubi Bakir Burri, atëherë të gjithë futbollistët do të rikthehen sërish te Besa dhe në mënyrë të denjë do ta bartim fanellën”.

Sipas asaj që kuptuam, të gjithë këta ish-lojtarë të Besës në mënyrë individuale po ushtrojnë apo përgatitet kudo që po munden vetëm që të mos bien nga forma apo përgatitja fizike, edhe pse duhet pranuar se nuk është njëjtë sikur kur ushtron me skuadër apo krejtësisht i vetmuar. /Korneri.net

Artikulli paraprakNesër, hidhet shorti për Kupën e Botës. Ja vazot…
Artikulli tjetërRoma përfiton nga forma e mirë e Salah te Liverpool