Një lajm befasues vjen nga Franca. Pak para ndeshjes Paris SG-Barcelona trajneri Unai Emery nuk e ftoj mbrojtësin Thiago Silva për këtë duel shumë të rëndësishëm të 1/8 së finales në Champions League, pasi braziliani ishte i lënduar edhe më herët dhe kishte munguar edhe në kampionat përballë Bordeaux.

Por, “L’Equipe” publikon se Thiago Silva ishte mirë, por nuk kishte dëshirë të përballej me treshen Messi-Suarez-Neymar.

“Është e vështirë të thuash se është i dëmtuar. Analizat mjekësore nuk tregojnë gjë. Më shumë ishte i paralizuar mendërisht përpara kësaj ndeshjeje të madhe”, thanë burime brenda skuadrës.

Artikulli paraprakNë Argjentinë edhe personat e sigurisë rrahen me futbollistët! (Video)
Artikulli tjetër“Shokon” Arrigo Sacchi: Barcelona është një “mbret” i vdekur….