“Nuk na intereson Harry Kane”, kishte deklaruar para pak kohësh presidenti i Real Madridit Florentino Perez, por askush nuk i besoj.

Reali është në kërkim të një sulmuesi cilësor pasi po ka telashe sivjet shënimin e golave, andaj reprezentusi anglez është opcioni më real i klubit mbretëror, mirëpo pa asnjë dyshim problemi më i madh i këtij transferimi është çmimi i lojtarit, përcjell Korneri.net.

Po flitet se Kane nuk do të shitet asnjë cent më pak se 200 milionë euro, këtë e kanë raportuar mediat britanike duke e ditur faktin se Daniel Levy, është personi më i vështirë në botë për të diskutuar.
Megjithatë, sipas “Dario Gol”, tablodi spanjoll i cili shquhet për super ekskluzivitete e sidomos për klubin më të madh evropian Real Madrid, Perez po bëhet gati për goditjen më të madhe në histori të klubit pasi Kane duhet të transferohet sigurtë në Santiago Bernabeu, për një shifër më të lartë se 130 milionë euro, pasi po mendon të zbut shifrën e 200 milionëve me kroatin Luka Modric, që po kthehet aty ku bëri emër, te Tottenham Hotspur.

I njëjti burim ka thënë se me këtë lloj shkëmbimi edhe trajneri Mauricio Pochettino, i cili e cilëson Modricin si mësuesin e gjithë mesfushorëve të rinj që i ka në skuadër pasi ai mund t’iu ndihmoj shumë në zhvillimin e tyre. /Korneri.net

Artikulli paraprakVdiq ish-anëtari i Ajaxit
Artikulli tjetërJuve feston 120 vjetorin, zbulohet formacioni më i mirë në histori