Eleminimi i djeshëm i Partizanit në turin e tretë kualifikues të Champions League nuk i eleminon të kuqtë përfundimisht nga kupat e Europës. Ata tashmë do të kenë shansin të luajnë në fazën play-off të Europa League, dhe kundërshtarin do ta mësojnë ditën e premte kur të hidhet dhe shorti për këtë fazë.

Kundërshtarët e mundshëm për Partizanin janë të gjithë të frikshëm në letër, duke qënë se koefiçenti i klubit shqiptar është shumë i vogël dhe do t’i vendosë “demat” në vazon jofavorite. Listën e plotë të kundërshtarëve të mundshëm do e mësojmë vetëm sot në mbrëmje kur të përfundojë turi i tretë kualifikues i Europa League, po disa kundërshtarë dihen, ata që u eleminuan bashkë me Partizanin dje dhe pardje në Champions, si Fenerbahçe, Olimipakos, Shaktar Donjeck, PAOK, Sparta Pragë, BATE Borisov, Andërleht, Cervena Zvezda, Rozenborg, Astana, etj.

Artikulli paraprakSinjale nga Fiorentina: Gomez transferohet te ky gjigant evropian?
Artikulli tjetërFuson e do Milanon, Jorge Mendes do të ishte afër për transferime