Menjëherë pas triumfit të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube Rodriguez paralajmëroi skuadrën e tij që mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Kaq ka mjaftuar që deklarata e kolumbianit të kritikohet ashpër nga kapiteni i “Los Blancos”, Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll ka këshilluar Rodriguez që të festojë me skuadrën dhe jo të mendojë për çështje personale.

“Kjo nuk është një ditë për çështje personale. Unë shpresoj që James të qëndrojë, por sot nuk është një ditë që duhet të përqendrohemi në çështje të tjera”, ka deklaruar Ramos.

Artikulli paraprakPartizani, fitore e vuajtur me Korabin. Flamurtari thyen Laçin
Artikulli tjetërMontella: Të bejmë ndeshjen e jetës për të thyer Juventusin