Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është akuzuar nga prokurorët e Torinos për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Pas një investigimi të thelluar gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” ka zbuluar se Agnelli i lejonte tifozët me teser dhe drejtuesit të mbanin marrëdhënie të vazhdueshme me elementë të krimit të organizuar, transmeton SYRI.net.

“Agnelli është takuar me krerët e krimit të organizuar me qëllim për të garantuar rendin dhe qetësinë në sektorët e tifozëve ultras në stadium”, shkruan “agi.it”.
Gjithashtu prokurori Xhuzepe Pekoraro ka ngritur një akuzë akoma edhe më të rëndë në drejtim të numrit një të Juventusit.

“Pjesëmarrja personale në disa raste në takime me eksponentë të mafies së organizuar dhe tifozëve ultras apo huliganë”, është akuza që rëndon Agnellin.
Pas këtij skandali pritet që brenda 24 orëve të mblidhet bordi i klubit të Juventusit për të diskutuar këto akuza në drejtim të Andrea Agnelli.

Artikulli paraprakFederer mposhti Wawrinkan, kaloi në finale të Australian Open
Artikulli tjetërZYRTARE-FOTO/ PSG transferon një super sulmues