Kampionati italian këtë sezon duket të jetë vërtet rivalizues, teksa Napoli, Interi, Lazio pa harruar këtu edhe Romën, janë duke u munduar të ndjekin hapin e kampionëve të Italisë. Por sapo janari vjen, edhe nëse Juventusi nuk ka arritur të largohet vetë nga të tjerët, merkato zakonisht e veçon këtë ekip nga rivalët në mënyrë të dukshme.

Kështu ekipi i bardhezinjve pritet ta përdori si opsion rezerve këtë mundësi gjatë këtij sezoni, nëse sheh se konkurrentët e kanë seriozisht rivalizimin. Dy goditjet fatale për ta bërë të mundur këtë gjë janë gati. Sipas mediave angleze, Hektor Belerin dhe Angel Di Maria do të shihen si opsionet më të mundshme për t’u transferuar në janar.

Di Maria është një “ëndërr dimërore” e shumë dëshiruar për tifozët juventinë, por tashmë shumë afër për t’u bërë realitet. Kjo lidhet me faktin se Di Maria po rishikon pozicionin e tij tek PSG, pas prurjeve të reja që ky ekip realizoi gjatë merkatos së verës. Një opsion tjetër i mundshëm për argjentinasin është edhe Kina, por për Juventusin, gjithmonë lihet një derë hapur.

Artikulli paraprakIsh-sulmuesi i famshëm anglez: Po humb kujtesën për shkak të gjuajtjeve me kokë
Artikulli tjetërVIDEO / “Peshkon” Ronaldon në FIFA 18, gëzimi kthehet në idiotësinë e vitit