Vitet e fundit është thënë se Marco Verratti mund ta zëvendësojë, por ka qenë vetë Pirlo ai që ka hedhur poshtë këtë hipotezë, gjatë një interviste për mediat italiane.

“Verratti më pëlqen shumë, por nuk luan ashtu si unë. Ai është larg lojës time”, ka thënë Andrea Pirlo për mediat italiane në lidhje me pasardhësin e tij në kombëtaren “azzurre”.

“Ka shumë lojtarë të zotë me topin, por nuk janë regjizorë të vërtetë në mesfushë, ashtu siç jam unë. Më pëlqen edhe Gagliardini i Interit, por edhe ai ka një rol ndryshe nga ai që kam unë. Sot është gjithnjë e më e vështirë të gjesh një organizator të mirëfilltë dhe ky është një mëkat”,thotë Pirlo, që nga ana tjetër ka mbetur i kënaqur nga Italia e re e futbollit që po lind.

“Ka shumë emra të rinj që po luajnë shkëlqyeshëm dhe që do ta rikthejnë Italinë fituese. Një gjeneratë e re dhe plot kualitet”, u shpreh Pirlo.

Artikulli paraprakDardanët shprehen pas largimit të Skifterave e Intelektualëve
Artikulli tjetërMilan “shokon” rivalët, nis kontaktet me yllin brazilian