Ardhja e Andrea Pirlo ka revolucionarizuar planet e Juventusit.

Ai po kërkon mesfushor cilësor dhe jonshumë në moshë, andaj pas lojtarëve si Kulusevski dhe Arthur të cilët tashmë janë lojtarë të Juves, Pirlo po kërkon edhe ish-milanistin Manuel Locatelli të Sassuolos, përcjell Korneri.net

Kjo është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, sipas të cilit mesfushori i Sassuolos është një tifoz i vjetër i bardhezinjve, dhe krahasuar me Pjanic ai do të garantonte kohë më të mirë të lojës dhe marrjen më të lehtë të topit në fazën mbrojtëse. Alternativa ideale për Tonalin, për të cilin Interi është në pole dhe tashmë ka marr edhe përgjigjen pozitive nga lojtari dhe klubi Brescia. Vlerësimi i Locatellit është rreth 25/30 milionë euro, por marrëdhëniet me Sassuolon janë të shkëlqyera andaj çmimi mund edhe të ulet kur Inter të dërgoj ndonjë lojtarë si lloj shkëmbimi. /Korneri.net

Artikulli paraprakBallkani ka shpenzuar rekord parash për lojtarin e Skënderbeut
Artikulli tjetërGjilani në pritje të përgjigjes! Një lojtar pozitiv, ndeshje në rrezik të mos zhvillihet