Andrea Pirlo shënjestron ish-sulmuesin e Juventusit,  Alvaro Morata.

Trajneri i sapo emëruar i kampionit italian kërkon spanjollin që të jetë nënshkrimi i tij i parë, pavarësisht se mediet italiane po e quajnë si punë të kryer transferimin e polakut Milik nga Napoli, po ashtu lojtar i cili do të zëvendësonte argjentinasin në ikje Gonzalo Higuain, përcjell Korneri.net

Andrea Pirlo po dëshiron ta rikthejë Alvaro Morata në Juventus në një rikthim të bujshëm në Torino për sulmuesin spanjoll. Pas emërimit të tij të shpejtë si menaxher i Juventus javën e kaluar, Pirlo tashmë po synon atë që i duhet për të bërë një sukses në rolin e tij të parë si trajner.

Ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala kanë shkëlqyer për Juventusin gjatë mbretërimit të shkurtër të Maurizio Sarri në stadiumin Allianz, Pirlo po kërkon të përfshijë një sulmues tradicional në krah të tij dhe Morata i përshtatet sistemit që ai e mendon.

Pirlo dhe Morata luajtën së bashku me njëri-tjetrin gjatë ediconit 2014-15, duke e fituar titullin në Serie A, por e humbën finalen e madhe nga Barcelona në Champions League. /Korneri.net

Artikulli paraprakDënimi i Ademit alarmon UEFA-n, i kërkon dëshminë e pafajësisë kryetarit të FFK-së
Artikulli tjetërTrouble-Free Plans For myadmissionsessay For 2012