Pirelli mendon të japë kontributin e tij për ta bërë Formula 1 edhe më spektakolar. Kompania italiane e furnizimit me goma të skuadrave të këtij botërori bëri të ditur se gomat  në 2017 do të jenë më rezistente për të favorizuar parakalimet.

“Objektivi për gomat e Formula 1 të 2017 është që ato të kenë një shkallë më të ulët të degradimit”-tha Drejtori sportiv i Pirellit, Paul Hembrey-një gjë e tillë u jep mundësi pilotëve të sulmojnë më shumë gjatë garave’.

Por, jo vetëm kaq, gomat e Botërorit 2017 do të jenë më të gjera dhe do të garantojnë një shpejtësi më të madhe, ndërkohë që Pirelli do të vazhdojë punën mbi to edhe për 2018.

“Puna me gomat do të vijojë edhe për Botërorin e vitit 2018”-vijoi Paul Hembrey-“Jemi të kënaqur nga rezultatet e arritura në testet e muajit gusht. Tani po hyjmë në një aventurë të re për Formula 1. Mezi po presim që të provojmë gomat e gjëra në testet e Spanjës e sidomos me bolidët e vitit 2017. Këto të fundit  do të kenë një aerodinamikë më të madhe që do të thotë një ulje të kohës së xhiros me 2-3 sekonda”.

Artikulli paraprakSevilla i përgjigjet Juventusit: Duhet të paguhet klauzola prej 30 mln euro…
Artikulli tjetërZyrtare shkarkohet Afrim Jashari!!