Gerard Pique deklaroi se Barcelona është skuadra më e mirë në Spanjë dhe ka shtuar se është disa shkallë më lart se të tjerët, duke thumbuar kështu rivalin kryesor Real Madridin, kampionin aktual evropian.

Kur u pyet për ekipin favorit për të fituar këtë sezon të kampionatit spanjoll, mbrojtësi i katalanasve tha: “Jemi ne sepse jemi disa shkallë më lart se të tjerët”. Në lidhje me pushimet e zgjatura që Luis Enrique i ka dhënë brazilianit Neymar, Pique deklaroi se është dakord me këtë vendim.

“Ka treguar që është një nga më të mirët në botë, ka mbajtur shumë presion dhe pushimi do të bëjë që të kthehet edhe më i motivuar”, u shpreh Pique.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here