Dyert e Milanit rihapen te Stefano Pioli, i cili dukej se ishte i destinuar të linte stolin në fund të sezonit sapo të mbaronte kontrata e tij.
Në vend të kësaj tani menaxheri aktual mori besimin e plotë nga kuqezinjtë dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare deri në qershor 2022. Këtu është njoftimi zyrtar i klubit, përcjell Korneri.net
Milan shënoi fitoren e shtatë në nëntë ndeshjet e fundit dhe dy barazime, dhe shënuar së paku nga dy gola për çdo ndeshje (27 në total), andaj nuk ka mundur të ishte më ndryshe historia e tij.

Pas fitores te Sassuolo 1-2, Pioli në fund për Milan TV foli edhe për lojtarët e lënduar e sidomos Alessio Romagnoli: “Ai kishte një problem të muskujve dhe me siguri do ta humbë pjesën e fundit të kampionatit atë për të gjitha ndeshjet e mbetura. Conti kishte një problem në gju që do të vlerësohet në orët e ardhshme. Më vjen shumë keq sepse ne po luanim mirë dhe Alessio kishte luajtur çdo minutë të kampionatit me cilësi. “