Një Milan edhe më i ri se zakonisht.

Gjiganti italian dhe evropian, Milan, për momentin është skuadra më e re në top-5 kampionatet më të mira në Kontinentin e vjetër, por në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës  së grupeve ndaj Sparta Pragës sonte, rossonerët do të jetë edhe më të ri në moshë se 22.4 vjeç, përcjell Korneri.net

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, trajneri Stefano Pioli, sonte do t’i inkuadrojë në lojë të gjithë ata që luajtën apk apo fare në garat evropiane sivjet. Shembulli është në qendër të mbrojtjes ku do të luajnë Kalulu dhe Duarte, ndërsa në krah të mbrojtjes me kapitenin Conti dhe Dalot.Krunic dhe Tonalli do të jenë mesfushorët e parë, Castillejo, që do të ndihmohet përpara me Maldinin, Houge dhe me sulmuesin e vetëm Colombo. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here