Pas humbjes ndaj Fiorentinës, Stefano Pioli raportohet se ka njoftuar dorëheqjen e tij por zyrtarët e klubit të Interit e kanë bindur atë që të qëndrojë.

Sipas burimeve të përditshmes italianin “Corriere dello Sport”, pas ndeshjes Pioli shprehu dëshirën për tu larguar por Steven Zhang dhe drejtori sportiv Piero Ausilio arritën që ta bindin teknikun italian mos largohet.

Një humbje katastrofike 5-4 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi” erdhi si një goditje me thikë 1 javë pas barazimit në sekondat e fundit 2-2 në derbin ndaj Milanit, shkruan “Football-Italia”.

Tashmë gjithçka varet nga rezultati i ndeshjes së ardhme kundër Napolit ku në rast dështimi atëherë dorëheqja do të jetë e pashmangshme.

Artikulli paraprakEdhe nje dron me flamurin e Shqipërisë së madhe
Artikulli tjetërLamtumira e Lahm, pasuesi i tij etiketohet në Premier League….