Alexis Saelemaekers, Divock Origi, Mattia Caldara dhe Fode Ballo-Toure nuk do të jenë “Stadio Renato Dall’Ara” mbrëmjen sontshme, me Milanin që e nis edicionin e ri te Bologna.

Mediet italiane bëjnë me dije se katër lojtarët e padëshiruar, që ende janë pjesë e “Djallit”, ndonëse janë në shitje, nuk janë pjesë e ekipit të trajnerit Stefano Pioli në ndeshjen ndaj Bologna, që nis në orën 20:45.

Me këtë veprim Pioli dhe Milani kanë treguar edhe njëherë tjetër që kërkojnë largimin sa më të shpejtë të këtyre emrave.

Artikulli paraprakTe Bayern i harruar, por klubi anglez e fton
Artikulli tjetërPSG ofron 70 milionë për Muanin