Java për Milanin nisi me dy ditë pushim (e diela dhe e hëna) pas fitores me Sampdorian dhe u mbyll me stërvitjen e djeshme para ndeshjes me Juventusin.
Dje u mbajt mbledhja e zakonshme teknike ku është marr edhe vendimi i fundit në lidhje me formacionin e ndeshjes së sontne. Mungesat janë të kufizuara te Bennacer, Florenzi dhe Ibrahimovic (synon të jetë gati për Veronën në fundjavën e ardhshme), prandaj Milani duhet të zbresë me më të mirët e mundshëm në dispozicion: Krunic në mesin e fushës, pranë Tonalit, ndërsa në anën e djathtë të treshes ofensive është i vetmi dyshim, Saleamaekers apo Messias.

Sulmuesi do të jetë përsëri Giroud, ndërsa vija mbrojtëse do të përbëhet nga acalabria e Hernandez në krahë me Thiaw e Tomorin në qendër përpara portierit Mike Maignan.
Formacioni i mundshëm i Milanit:
