Trajneri i Interit, Stefano Pioli ka deklaruar se skuadra e tij është gatshme të shënoi fitore në Torino përballë Juventusit, sidomos pas humbjes nga Lazio.

Inter para pak ditësh u eliminua nga Lazio nga Coppa Italia, ndërsa skuadrën nga Milano e pret ndeshja e madhe kundër Juventusit në Serie A.

“Shkojmë në Torino pas humbjes, por jemi më të vendosur pas këtij mossuksesi. Jemi të gatshëm” ka thënë Pioli për mediat italiane.

“Do të përballemi me skiafdrën më të mirë të momentit, sidomos në shtëpi. I kemi armët tona dhe shkojmë në Torino për të luajtur. Të gjithën e dimë sesa është e rëndësishme kjo lojë dhe ne duhet ta fitojmë atë” ka shtuar trajneri i Interit.

Inter pas 22 xhirove në Serie A ka 42 pikë, kurse Juventus është lider me nëntë pikë më shumë.

Ndeshja e madhe evropiane siç njihet ndryshe “Derbi D’Italia” luhet të dielën nga ora 20.45.

 

Artikulli paraprak“Unë kurrë te Juventus!”, tradhëtari Capello: “Shkela premtimin, nuk e mbajta fjalën”
Artikulli tjetërMan.United kryen punë me këtë futbollist