Trajneri i Interit, Stefano Pioli,ka fol ekskluzivisht për mikrofonët e Mediaset Premier, ku e ka analizuar nisjen e përgatitjeve të skuadërs së tij pas pushimeve të fundvitit, si dhe për ndeshjen e së dielën kundër Udineses, por ai më së shumti u ndal për të diskutuar për pronarët e rinjë nga të cilët është i entuziazmuar me vullnetin dhe projektet që kanë për ta ndërtuar një Inter shumë të fortë dhe atë për një kohë të shkurtër pasi janë të gatshëm të investojnë shuma të mëdha parash edhe gjatë këtij mini afati kalimtar.
“Stërvitjet po shkojnë me ritmin e duhur dhe jemi të gjithë në gjendje të mirë fizike. Ne duhet kontinuiteti pas disa rezultateve positive që patën para fundit të vitit që e lam pas. Kundër Udineses nuk do ta kemi të lehtë sepse ata luajnë shumë mirë në shtëpi, por jemi të gatshëm edhe për këtë përballje nga e cila kërkoj fitore.
Por, nuk mund e të mos e përmendi vullnetin e mirë që kanë pronarët e klubit të cilët janë zotuar se do të investojnë para për përforcime nga të gjitha anët, dhe pritet që të kemi prurje të reja edhe gjatë dimrit, edhe pse personalisht nuk më mundon shumë se a do të kemi përforcime sepse mendoj se kami skuadër të shëndosh dhe të fortë” tha Pioli i cili sigurisht do të ketë në dispozicion talentin e Atalantas, 22-vjeçarin italian Roberto Gagliardini.