Trajneri i Interit Stefano Pioli, është shfaqur tepër i nervozuar në intervsiën e tij për Sky Sport, pas humbjës minimale që skuadra e tij e pësoi në derbin e javës ndaj Juventus në Torino. Pioli drejtoi akuza të forta në drejtim të gjyqtarëve të takimit, pasi është i bindur që skuadrës së tij i’u mohuan dy penallti, madje italiani shkoi më lartë duke e cilësuar gjykimin e sontëm totalisht të njëanshëm.

“Kishte dy episode të qarta në zonën e Juventusit dhe ishin lehtësisht të dukshme, aq sa i pamë edhe ne ne pankinë. Ishin dy penallti sa një shtëpi për Interin. Për këtë më vjen keq. Duam apo nuk duam, gjykimi sot shkoi vetëm në një drejtim”, u shpreh Pioli.

Artikulli paraprakFOTO/ E dashura e futbollistit serb ofendon rëndë Van Persien
Artikulli tjetërFOTO/ Holanda mbështetje maksimale për Bersant Celinën dhe Kosovën