Trajneri i kuqezinjve do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse, kurse nënshkrimi zyrtar pritet të premtën.

Stefano Pioli dhe Milan do të vazhdojnë së bashku të paktën deri në vitin 2023, me një opsion për të zgjatur marrëveshjen e re për një sezon të mëtejshëm. Palët kanë arritur një marrëveshje dhe, siç zbulohet nga  ds Massara para ndeshjes kundër Atletico-s, njoftimi zyrtar pritet të premten. Sipas zërave të para, Pioli do të marrë 3.5 milionë euro në sezon që me bonuset mund të shkojnë deri në katër, përcjell Korneri.net

Kanë kaluar më pak se dy vjet nga turpi i pesë golave ​​të pësuar në Bergamo që dukej se e shoqëruan trajnerin italian drejt derës së daljes,  pas disa javësh te Milani, ashtu si hija e Rangnick, i cili gjatë gjithë gjysmës së dytë të sezonit 2019 ishte përfolur si trajner i ardhshëm i Milanit,  tani është vetëm një kujtim i bukur, pasi Pioli e ngriti lartë Milanin.

Tashmë skuadra kuqezi është rikthyer në Champions League dhe konkurron në nivele të larta në ligë, siç është aktualisht renditja tabelare me Napolin në krye të Serie A me nga 32 pikë, e gjitha duke bërë që lojtarët e rinj dhe interesantë të rriten, duke pritur me durim si  Leao, por edhe Kalabria dhe Saelemaekers, duke shtuar këtu edhe dy lamtumira shumë të rënda si Donnarumma dhe Calhanoglu vetëm verën e fundit.

Një rritje në lojë, në ndërgjegjësim dhe në rezultate që e bindi Milanin të shpërblejë Piolin duke rinovuar kontratën e tij që skadon në qershor 2022, pothuajse duke dyfishuar pagën e tij dhe duke lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së partneritetit deri në vitin 2024. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here