Prej se në krye të Interit erdhi trajneri italian Stefavo Pioli, neroaxurët kanë arritur progress sin ë lojë ashtu edhe në rezultate pozitive. Edhe pse kanë mbetur edhe 9 xhiro deri në përfundim të këtij edicioni, zyrtarët e klubit nuk kanë menduar e as përmendur ndonjë emër tjetër që të jetë në stolin e Interit, kurse Pioli ka kontratë deri me 30 qershor 2018.
Përkundër se përmendëshin emrat si Antonio Conte e posaqërisht Diego Simeone, megjithatë nuk do të ketë ndryshime në stol pasi zyrtarët e Interit janë të kënaqur me atë që po tregon Pioli. Ai do të ketë në dispozicion më shumë se 100 milionë euro për transferime, andaj mund të ndërtojë një skuadër edhe më të fuqishme edicionin e ardhshëm.