Kthehet në Serie A.

Fiorentina kanë arritur një marrëveshje me Hertha Berlin për blerjen e Krzysztof

Piatek, ish sulmuesin e Milanit që nuk u dëshmua në Gjermani. Lojtari do të kthehet në Itali si huazim me detyrimin të blerjes së kartonit të tij, përcjell Korneri.net.

Kur mbërriti në Milano dukej si një fenomen. Nuk kishte asnjë top që prekte dhe nuk hynte brenda, një sulmues vendimtar gjithmonë. Pastaj heshtja, lamtumira me Milanin, aventura e re në Gjermani që nuk shkoi mirë dhe tani kthehet në Itali, te Fiorentina.

Shumë keq, sepse Piatek i ndeshjeve të para në Milano ishte me të vërtetë “vrasës” i portave. Nuk kishte asnjë top që nuk preku dhe nuk hyri në rrjetë. Tash do të ketë një aventurë të re te Fiorentina e cila ka nis të shpenzojë ashtu siç ka premtuar president ii klubit. Fat të mirë, Krzysztof. /Korneri.net

Artikulli paraprak21 Tips To Maintain A Good Relationship With Your Girlfriend
Artikulli tjetërSimple Programs Of shmoop university – Updated