Philadelphia 76ers i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 134-96 përballë Houston Rockets në sfidën e zhvilluar në “AdventHealth Arena” të Orlandos.

Djemtë e trajnerit Brown dominuan totalisht takimin dhe arritën të çojnë në favor të tyre të katër fraksionet e ndeshjes, duke zhvlerësuar kështu edhe paraqitjen e mirë të James Harden për Rockets, i cili u shpall edhe më i miri i ndeshjes me 27 pikë të shënuara dhe 10 kërcime.

Megjithatë sfida më spektakolare e mbrëmjes u zhvillua në arenën tjetër të Orlandos, në “HP Field House”, ku Los Angeles Clippers triumfoi me rezultatin 107-103 përballë Ocklahoma City Thunder.

Këta të fundit bënë një ndeshje mjaft të mirë në pjesën më të madhe të lojës, por pësuan një “black out” total në periudhën e tretë dhe humbën epërsinë, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim 87-87.

Në shtesë gjithçka foli për Clippers, të cilët të udhëhequr edhe nga forma mjaft e mirë e Terance Mann, arritën të fitojnë me shifrat 20-16 dhe të gjithë takimin 107-103. Me këtë triumf, Los Angeles Clippers blindon pozitat në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit, ndërsa City Thunder nuk rrezikon aspak pjesëmarrjen në Play Off.

/Supersport.al

Artikulli paraprakHelp Dealing With My Girlfriend’s Crazy Ex
Artikulli tjetër“Të hapen kamerat e sigurisë”, Nagelsmann-Simeone “sherr” në tunel pas ndeshjes