Mbreti i notit dhe sportisti me më shumë medalje në historinë e Lojërave Olimpike, amerikani Michael Phelps,u tërhoq nga garat pas lojërave të Rios në vitin 2016, mbase edhe për mungesë sfidash.
Por duket se kampioni legjendar ka gjetur më në fund një rival të denjë që do ta kthejë në garë, predatorin më të rrezikshëm të planetit tonë, pikërisht peshkaqenin e madh të bardhë.
Amerikani Phelps do të garojë kundër peshkaqenit si pjesë e një shfaqje televizive që do të transmetohet në korrik. Në një komunikatë për shtyp, Discovery Channel premtoi pikërisht këtë, atletin më të dekoruar në botë, përballë gjahtarit më të zot në botë./Korneri.net.