Gazeta ”Shekulli”, ka vendosur të pezullojë, gazetarin e saj, i cili mbrëmjen e 16 gushtit postoi një status në profilin e tij në Facebook, ku përdoreshin fyrje ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ky është postimi i gazetarit Kurtaj në facebook :

“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt rracë e poshtër!” shkroi gazetari Kurtaj, status që solli edhe reagimin e ashpër të shqiptarëve të Kosovës për termin Kosovska-Metohio, që e përdorin nacionalistët serbë për Kosovën si dhe fyerjet për racën.

Në një sqarim për redaksinë, gazetari Kurtaj tha se statusi i tij, në profilin personal ishte keqkuptuar. Gjithësesi, redaksia vendosi ta pezullojë deri në një vendim të dytë.

Artikulli paraprakSot pritet zyrtarizimi i këtij futbollisti tek Kosova
Artikulli tjetërCeltic mund të elimininohet nga Champions League?