Pa asnjë dyshim Man.City në këtë edicion garash në Premier League, është larg më i mirë se të tjerët.

Deri më tash skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, ka shënuar 14 fitore të fundit me përmbysje ndaj West Ham 2:1, vetëm një barazim dhe asnjë humbje, për të mbetur edhe më tutje skuadra e vetëm pa asnjë disfatë dhe me 8 pikë më shumë se me shumë gjasë përcjellësi i vetëm për titull sivjet, rivali i qytetit Man.United, shkruan Korneri.net.

Dhe, pikërisht fundjavën e ardhshme Man City udhëton në Old Trafford për tu përballë me skuadrën e Jose Mourinhos. Në Angli tashmë Man City dhe Pep Guardiola po shihet si “pashkaqeni” i kampionatit pasi të gjithë rivalët i ka kafshuar, dhe radhën e ka tashmë kundërshtari më mi afërt. Sipas të gjitha gjasave fitorja eventuale e Man City, do të thoshte fundi i çëstjes së titullit, dhe krejt skuadrat tjera do të luftonin vetëm për një vend në Evropë. /Korneri.net

Artikulli paraprakGuardiola e mbronë Aguero-n: “Kun” shumë shpejtë do të jetë….
Artikulli tjetërRënia e frikshme e Cristiano Ronaldos