Interi është duke kaluar një moment të artë teksa pas 4 fitoreve radhazi dhe sidomos triumfeve ndaj dy rivalëve direkt si Lazio dhe Milan ka arritur të shkëputet me 4 pikë në krye të Serie A.

Por për të frenuar disi entuziazmin dhe euforinë në kampin zikaltër pas asaj fitoreje spektakolare në derbi ka menduar COVID-19. Në shtëpinë e Interit janë prekur nga koronavirusi pothuajse të gjithë drejtuesit e klubit me përjashtim të presidentit Steven Zhang që ndodhet në Kinë dhe zëvendëspresidentit Javier Zanetti. Klubi zikaltër ka dalë me një komunikatë sëfundmi ku bën me dije se dy administratorët e deleguar Beppe Marotta dhe Alessandro Antonello por edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati Angelo Capellini dhe një antar i stafit teknik kanë rezultuar pozitivë ndaj tamponëve të nënshtruar sëfundmi dhe janë detyruar të qëndrojë për minimalisht 14 ditë në karantinë.

Për fatin e mirë për momentin të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë dhe Antonio Conte mund të qëndrojë i qetë. Gjithsesi në skuadër do të ndihet mungesa e treshesh Marotta-Antonello-Ausilio të cilët nuk mungojnë as në seancat stërvitore dhe as në ndeshje dhe kanë qenë tifozët e parë të Interit gjatë periudhës së pandemisë ku stadiumet janë bosh për shkak të mungesës së tifozëve.

Në ditët në vazhdim klubi zikaltër do të kryejë tamponë të vazhdueshëm ndaj futbollistëve me shpresë se asnjë futbollist nuk do të preket nga COVID-19 dhe të gjithë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e të dielës ndaj Genoas në kampionat.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here