Janë luajtur tre ndeshje të tjera në NBA ku Phoenix Suns vazhdon rrugëtimin e saj në krye. Këta të fundit mposhtën me rezultatin 113-103 Indiana Pacers. Mikal Bridges shënoi më shumë pikë nga çdo lojtar tjetër në këtë takim (23), i ndjekur po nga dy shokët e tij të ekipit, Biyombo (21) dhe Paul (18).

Fitore ka arritur edhe Milwaukee Bucks duke shkuar në tre fitore radhazi. Edhe pse i pandihmuar nga lojtari i tyre më i mirë, Giannis, Bucks ia dolën të mposhtnin Sacramento Kings me rezultatin 133-127.

Khris Middleton shkëlqeu këtë ndeshje pasi i vetëm shënoi plot 34 pikë. Nuk mbetet pas as Jrue Holiday që i “dha një dorë” Buck pasi shënoi 26 pikë në këtë takim.

Në ndeshjen tjetër, Cleveland Cavaliers mposhti në shtëpi Oklahoma City Thunder me rezultatin 94-87. 29 pikë për Shai Gilgeous-Alexander, 9 kërcime dhe 6 asist, por nuk mjaftuan që ekipi i tij Oklahoma të fitonte takimin.

Nga ana tjetër ishte Garland që shënoi 23 pikë, më shumë nga kushdo në ekipin e Cleveland, ndërsa Mobley me 17 kërfimet e tij dukej si një përbindësh këtë ndeshje. /oversport.tv

Artikulli paraprakDita e sotme në Serie A, kulmon me derbin evropian Milan-Juve
Artikulli tjetërBayern ne kontakt me De Jong