Skuadra e Pescarës edhe pse është përshendetur tashmë nga Serie A, lideri i saj, reprezentuesi i Kombëtarës Shqiptare, Ledian Memushaj, do të mbesë pjesë e Elitës së futbollin italian, mëson “Korneri.net”.

Sipas mediave italiane, Memushaj është që tani një objektiv i Bolongës, që kërkon një lojtar me tiparet e 30 vjecarit vlonjat për të zëvendësuar Blerim Xhemailit, i cili pritet të largohet në Amerikë.

Memushaj është një nga lojtarët me më shumë minuta te Pescara në këtë sezon, teksa në 31 ndeshje ka mundur të shënojë një gol dhe të asistojë në tre raste shokët e skuadrës./Korneri.net.

Artikulli paraprakOptimizmi i madh ekziston që Lionel Messi…
Artikulli tjetërVdes futbollisti i njohur serb! Ndihma e shpejtë thirret nga bashkëlojtarët…