Përse humbet Interi? Është kjo pyetja me vlerë 1 milionë dollarëshe, që po stërmundon stafin e klubit zikaltër dhe tifozët e tij.

Mbrojtja e Interit dikur cilësohej si një mur i pakalueshëm ndërsa sot, fare mirë mund të etiketohet si një mur i ndërtuar keq dhe duket se askush nuk po ja del ta rindërtojë atë nga e para.

Humbja në Europa League kundër Hapeol Beer Sheva është një tjetër disfatë e pafalshme që i shtohet listës së ziklatërve.

Nuk ishte faji i holandezit De Boer, as i Roberto Mancinit madje as i teknikut aktual Stefano Pioli.

Mos ndoshta futbollistët janë përgjegjës për këtë situatë aspak të këndshme? Normalisht përgjigja e menjëhershme që mund të vijë është “PO”.

Por, të analizojmë për një moment futbollistët që ka Interi momentalisht. Ever Banega gjatë kohës që luante për Sevillian arriti të fitonte Europa League.

Momentalisht është një futbollist anonim tek Interi. Murillo cilësohej si e ardhmja e repartit të prapavijës, sot ai krahasohet si një mbrojtës me i dobët se Juan Jesus.

Joa Mario, Brozovic dhe Miranda të tre futbollistë deçizivë tek kombëtaret e tyre. Në klubin zikaltër nuk rezultojnë si të tillë.

Pas përfundimit të takimit kundër skuadrës izraelite, tekniku Pioli përpara mediave e justifikoi humbjen me fjalinë klasike: “Nuk ishte Interi më i mirë”.

Ndryshohen trajnerët, lojtarët dhe mënyra e përgatitjeve atletike dhe në fund situata është e njëjtë. Zikaltërve nuk i duhet një trajner që të motivojë ata psikologjikisht por u duhet një person i cili ti thotë: “Të rikthehemi tek Interi i dikurshëm”.

Artikulli paraprakLajm i keq për Nice: Dëmtohet Balotelli, ja sa pritet të mungojë
Artikulli tjetërMilan me projekt konkret për transferimin e një prej futbollistëve më të talentuar në Evropë!