Klubi i Borussia Dortmund ka çuditur sot në mëngjes të gjithë me një postim në Twitter që nuk dukej aspak si ai i zakonshmi nga skuadra gjermane. Në të shfaqej një kryq i thyer dhe më pas shkrimet “Nazideutschland” dhe “Naziholland”. Më poshtë ishte një video e presidentit turk, Taip Erdogan dhe data e caktuar për reformën kushtetuese në Turqi.

Pak më vonë, klubi postoi në rrjetet sociale një mesazh ku konfirmonte se disa “hacker” kompjuterikë kishin vjedhur adresën e klubit. Mbështetësit e Erdogan, të acaruar nga kushtet që shteti gjerman i ka vënë Turqisë, e kishin përdorur adresën e Borussia Dortmundit për të përhapur këtë mesazh, ashtu siç kishin bërë edhe me llogari të tjera të njohura në Gjermani si asaj të UNICEF-it apo televizionit “Pro7”.

Artikulli paraprakBesiktas në çerekfinale pasi deklasoi përfaqësuesin grek
Artikulli tjetërCelta Vigo “shukat” Rusinë, me shumë siguri kaloi në çerekfinale