Gjatë pjesës së parë të derbit Inter-Milan, pati një përplasje të pabesueshme mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakut. Dy qendërsulmuesi, pikat më të forta të të dyja skuadrave, u përballën kokë më kokë, me belgun që u duk i tërbuar nga një fjali e gjigantit suedez.

Për të shuar sherrin, u desh ndërhyrja e futbollistëve të të dyja skuadrave, por Ibra e Lukaku dëgjoheshin duke kërcënuar njëri-tjetrin se do të zgjidhnin gjithçka në dhomat e zhveshjes.

Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në pushimin mes pjesëve në ambientet e brendshme të “San Siros”. Pë fat të mirë, ata u ndanë në tunel dhe nuk pati më probleme. Një tension i akumuluar që kur të dy sulmuesit ishin pjesë e Manchester United, por që shpërtheu në derbin e Milanos.

Në minutën e 58-të, një ndërhyrje nga prapa e Ibrahimoviçit ndaj Kolarov i kushtoi atij të verdhën e dytë e për rrjedhojë daljen nga fusha, episod që ndryshoi rrjedhën e lojës.

Por cila ishte fraza e Ibras që tërboi Lukakun? Ibrahimoviçi do ta përkeqësonte situatën me një provokim, që i referohej një ngjarjeje të përfolur në të kaluarën: “Kthehu tek m*ti yt “voodoo” (pelegrinazh fetar në Afrikë), krriç”. Suedezi po u referohej deklaratave të Farhad Moshiri, pronarit të Evertonit, i cili, në vitin 2018, tha se sulmuesi vendosi të mos rinovonte, por të shkonte te Chelsea “sepse mori një mesazh nga nëna e tij në telefon, e cila ndodhej në Afrikë, për peligrinazh”. Në fakt, Lukaku, në atë kohë, nuk firmosi as për Chelsea-n, duke iu bashkuar Manchester United.

Lukaku, nga ana e tij, i prekur nga ofendimi i Zlatanit, iu drejtua me fjalë fyese para se të largohej nga fusha: “Po flisni për nënën time? Të q* ty dhe gruan tënde!”

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here